Projekti 30-vjeçar për ndërtimin e një linje hekurudhore Shqipëri-Greqi duket se po hedh hapa konkretë, duke qenë se Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së investimeve. Projekti titullohet “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradec”, ndërkohë që përmes procedurës së hapur synohet të përcaktohen shërbimet dhe studimet e nevojshme për ndërtimin e lidhjes hekurudhore që mungon midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas detajeve të bëra me dije më herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nyjat lidhëse të kësaj linje hekurudhore do të jenë Guri i Kuq në Pogradec, dhe Ieropigia në territorin grek, ndërkohë që hekurudha do të vazhdojë deri në Kallambakis. Në publikimin e Gazetës Zyrtare të Bashkimit Evropina specifikohet se projekti synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore nga Krystalopigi (ose Ieropigi) deri në Pogradec, me një gjatësia totale prej rreth 130 km. Projekti për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore është i dyti për nga rëndësia, pas atij të hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.