Çfarë i ndodhi zërit të Aurela Gaçes?! Ishte kjo pikëpyetja e të gjithëve pas postimit te saj nga vizita mjekësore në SHBA. E ftuar ne abc këngëtarja nuk duroi por e përmendi duke thënë me shaka:
“Tashi do të këndoj unë apo ca?! Ju thaftë dora që në rrëzë atij që e përgatiti, mua këtu më keni jo 20 po tani nga inati dëng të bëni edhe 30 vjet”.
Ajo ishte në program më mikeshën e saj Eli Fara me të cilën kishin dhe një bashkëpunim se fundmi, dhe ndërsa biseduan për projektet u ndalën sërish në këtë lajm të dalë në portale që Aurela Gaçe nuk do mund të këndonte më.
Përtej shakasë këngëtarja e mirënjohur shpjegoi se:
“Ishte një ngjirje është më se normale. Se nuk janë mësuar me këngëtarët që të thonë stop unë kam nevojë për pushim, se atë që përdor atë do lodhësh, po të kishim përdor ndonjë gjë tjetër do lodhej ajo gjëja tjetër.
Unë vizitat i bëj gjithmonë, unë jam korrekte për veten e time, nuk është se kisha ndonjë gjë, ndjeja lodhje por nuk dija çfarë do më thoshte mjekja”.