Kryeministri Edi Rama, pervec atyre qe kane ndertuar pa leje ne bregdet, ka paralajmeruar furtune edhe ne radhet e policise, qe kane mbyllur syte para ketyre ndertimeve.
“Të lexojnë kodin penal se cfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetet. Të fillojnë t’i prishin vetë. Dua t’ua bëj shumë të qartë të gjithë inxhinierëve që me kodin penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë.
E treta është se kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi, ka ndodhur ca ka ndodhur në të shkuarën, nuk mund t’i lëmë të bëhen përsëri nën vëzhgimin indiferent të efektivëve. SHCBA do i shkojë deri në fund kësaj pune, por edhe punonjësit e policisë duhet të jenë të qartë se nuk do ketë më tolerime dhe do jenë bashkëpërgjegjës për çdo ndërtim pa leje.
Këtu ju jap një mesazh shumë të qartë, tërhiquni tani, me 1 kat apo kate të tjera, do shemben dhe do mbajnë edhe pasojat. Të fillojnë t’i heqin vetë më mirë, kush nuk do i pastrojë vetë do paguajë rëndë edhe ëpr strukturat e pastrimit edhe mundimin e rëndë të bërë nga strukturat e shtetit”