Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për 3 infermieret qê akuzohen për dhunimin e të moshuarës në azilin “Orenda”.
Arrestimi i tre infermiereve ka ardhur pas publikimit të video-s ku një e moshuar dhunohej nga infermierja Aurona Pelaj. Ndërsa dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, filmonin ngjarjen dhe qeshnin me dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, nënë dëshmori.
Babai i infermieres Aurona Pelaj ka treguar për mediat se gjendja shëndetësore e vajzës së tij nuk është e mirë pas ngjarjes së rëndë.