Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë moti gjatë gjithë muajit maj. Ajo bën të ditur se që na dita e nesërme do të rriten temperaturat, ndërsa rritjen më të madhe do ta kenë pas datë 13-14 të këtij muaji. Jo vetëm kaq, por Porja parashikon se reshjet e shiut do t’i kemi prezentë gjatë gjithë muajit.
“Pranvera e këtij viti është shumë e ngjashme me pranverat e viteve ’90. Pra në ato vite gjithmonë në pranverë janë përdorur xhaketat dhe pardesytë. Por 5-10 vitet e fundit që cilësohen edhe 5 vitet më të nxehta në rang global kemi kaluar nga xhupi në rrobat e verës.
Temperaturat normalisht duhet të jenë rreth 26 gradë, për muajin maj. Por kjo situatë me 18-20 gradë nuk do të zgjasë shumë, pasi pas ditës së nesërme, të enjten dhe në vijim temperaturat shkojnë mbi 25 gradë, të paktën gjysmën e parë të muajit.
Deri në datën 13 prezenca e reshjeve do të jetë e pranishme në pjesën e mirë të territorit. Me reshje të pakta, por vendi do mbetet i lagësht.
Masat ajrore vinë kryesisht nga jugu apo jugperëndimi.
Pas datës 13-14 të muajit maj, ka tendenca që temperaturat të jenë shumë më të larta edhe për ato që preferojnë të vizitojnë bregdetin. Por reshjet e shiut nuk përjashtohen as pjesën e dytë të muajit”, parashikoi meteorologia Lajda Porja.