Lajme te mira.Firmoset marrëveshja e rëndësishme Shqipëri-Itali, Di Maio flet shqip..video

Lajmi i mire per te gjithe Shqiptaret.Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nenshkruan diten e sotme një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve per nje zhvillim te me tejshem.

Marrëveshja parashikon krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me ekspertë italianë dhe shqiptarë që so të shkëmbejnë eksperiencat dhe do të kontribuojnë në përballimin e sfidave të përbashkëta si fatkeqësitë natyrore por edhe pandemia e koronavirusit.

“COVID-19. Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje. Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali.

Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh. Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë. E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Ministri Luigi Di Maio tha se”“Do të doja ta përfundoja me një frazë, fjali për miqtë shqiptarë, se nuk jam i zoti që të flas shqip ashtu siç kryeministri e flet italisht. “Drejt Europës së përbashkuar”, (mundohet të thotë ministri italian) Ky është një urim që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit.”, tha ministri italian.

Ndërkohë, që kryeministri Rama ia ktheu me batutë se Di Maios se foli një shqipe me dialekt napolitan. “Një shqipe perfekte me dialekt napoletin”, tha Rama, ndërsa të dy zyrtarët qeshën.

video