Per te gjithe emigrantet shqiptaret qe kishin planifikuar te vinin ne atdhe kete vere, ky eshte nje lajm i rendesishem qe te kalojne pushimet ne vendin e tyre.
Nga disa zera prane Ministrise se Shendetesise po thuhet se tashme po hartohet nje plan draft per vendet e diaspores qe duan te vizitojne vendlindjen e tyre gjate muajve te veres.
Ky plan me sa duket permban disa kritere ku me i rendesishmi pritet te jete kushti qe cdokush qe do te vizitoje Vendlindjen e tij Shqiperine, do t`u kerkohet qe te kene me vete nje dokument te njohur si “Health free pass”.
Ky dokument do te vertetoje nese keni rezultuar negativ nga koronavirusi ne testet e kryera ne vendet ku jetonit, qe duhet t`i keni bere perpara se te udhetoni.