Lajm i mirë. Rritet euro arrin nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave.

Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e kursit të euros në ditët e fundit ka ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për blerje valute nga shoqëritë tregtare për nevojat e tyre. Në 2-3 vitet e mëparshme bizneset kishin një tendencë të rrisnin kërkesën për blerje valute qysh në fund të dhjetorit, ndoshta edhe si përpjekje për të përfituar nga nivelet e ulëta të kursit.

Shpresojme qe ne ditet ne vazhdim te kete nje rritje te metejshme.