Pas diteve me shi nje lajm i mire per motin pasi kushtet atmosferike kryesisht të qëndrueshme dhe shirat do te jete ne vendet malore dhe rikthehen ditet me diell kete jave.
Por temperaturat do te jene te ulta në mëngjes dhe jo shumë të larta në mesditë kjo për shak të masave ajrore të ftohta dhe me origjinë veriore
Dita e Hënë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Për ditën e martë parashikohet një paqëndrueshmëri e lehtë. Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s përjashtuar ditën e Enjte dhe atë të Premte ku përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.