Sot, 1 Qershor, qytetarët shqiptarë nuk janë më të detyruar të mbajnë maskën në ambientet e jashtme. Gjithashtu, nga sot zgjatet edhe orari i lëvizjes me një orë, pra ora policore është në fuqi nga 23:00-06:00. Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Masat e reja që futen në fuqi sot:
Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk. Ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.