Pëllumb Pipero, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e COVID 19.
Lajme te mira vijn nga mjeku i njohur Pellum Pipero.
Ai eshte shprehur:“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.
“Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet… Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.