Nje lajm i mire vjen nga Greqia ku vajza e humbur eshte gjetur diten e djeshme.
Markela 10-vjeçare u gjet të shtunën në mëngjes rreth 3-4 km larg nga vendi ku ajo humbi pas shkollës të enjten dhe ky ishte nje lajm shume i mire..
Vajza ishte duke u endur me çantën e shpinës kur u vu re nga pronari i një pike karburanti rreth orës 9 të së shtunës në Kalamaria, Selanik, Greqinë.
Nxënësja e klasës së 4-të humbi rrugën nga shkolla në shtëpi, që ishte vetëm 200 metra larg.
Pronari i karburantit dhe një fqinj njoftuan policinë dhe biseduan me vajzën derisa të mbërrinte Policia.
Duke folur për mediat, fqinji tregoi se çfarë I kishte thënë fëmija: se Markela ishte prangosur nga gruaja që e mori, që e kishte lënduar dhe me dhimbje.
Para se të lirohej, “rrëmbyesja” i dha vajzës 30 euro me porosinë që të mos I tregonte Policinë.
Ajo e la pranë stacionit ku dhe e kishte marrë.
Tashme vajza eshte ne gjendje te mire dhe ne kujdesin e psikologut.
Shpresojme me te miren per te dhe dite te bukura ne jeten e saj.