Gjermania ka hequr kufizimet e udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria. Njoftimi është bërë nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.
DË raporton se duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.
Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet për disa vende të reja.