Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhene njoftimin se transporti publik do të rifillojë aktivitetin nga 15 qershori, duke përfshirë edhe masat e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Jepet lajmi i rendesishem nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
per transportin publik se kur do te filloj.
Thuhet se data 15 do te jete data e pare e atyre qe duhet te duhet te udhetojne.
Në njoftim shpjegohet më tej se do të përdoret vetëm 70% e kapacitetit nga mjetet e transportit, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.
Gjithashtu qëndron në fuqi edhe masa e distancimit social që theksohet si mjaft e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit. Mbetet ende e paqartë nëse lejohet vetëm për transportin urban apo edhe ai ndërqytetas.
Ditën e hënë, grupet e interesit kishin përgatitur një thirrje për protestë përballë ministrisë për të kërkuar fillimin e aktiviteteve në këtë sektor, ndërkohë që vendimi i qeverisë zhbllokon situatën.