Nga data 1 qershor hapen kufijte dhe rregulla te reja pritet te hyjne ne fuqi.
Ja se si shprehet Rama:“Duke nisur nga e hëna e 1 Qershorit do të hapim kufijtë tokësor me fqinjët, për të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia”.Dhe ky eshte nje lajme i mire per te gjithe Shqiptaret.
Tani shtetasit Shqiptare ne Maqedoni dhe Kosove do te vijn ne Shqiperi per te kaluar pushimet.
Sa i përket plazheve, Kryeministri tha se nga 1 Qershori ato do të hapen vetëm për hotelet dhe nga 10 Qershori për të gjithë qytetarët.
“Por ende jo plazhet. Kam marrë të shara me libër shtëpie dje nga pushues që i kishte ngritur policia. Nuk ka problem. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Ne do t’i hapim nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë pa përjashtim”.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se “kjo do të jetë java e fundit e kufizimit dhe orareve në Tiranë dhe të gjithë qytetet e tjera, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela të tjera”.