Lajm i mire/“Do rriten me 30% pagat për këtë kategori”. Merret Vendimi, Ministri sapo e njoftoi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë ku ka bërë me dije se do të ketë rritje me 30% të pagave në radhët e ushtarakëve gjatë vitit të ardhshëm.

“Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë.

Edukimi ushtarak është prioritet për ne. Kemi zhvilluar një vizitë në Ëest Point me kryeministrin Edi Rama dhe synojnë të modelojmë akademinë tonë sipas modelit të Ëest Point. Synojmë të hapim programe të tjera siç janë teknologjitë e informacionit dhe navigacioni detar. Janë dy bachelorë të rinj.

Para pak ditësh ka ardhur një ekspert nga Nju Xhersi. Sa i përket implikimeve buxhetore, akademia nuk ka një kampus të vetin dinjitoz. Planifikojmë të ndërtojmë një kampus të ri. Një korpus klasash, një fjetore dhe më pak do hartojmë një masterplan 10-vjeçar sipas modelit të Ëest Pointit.

Kemi arritur të kemi studentë nga vende të ndryshme të NATO-s, Gjermania, Anglia, edhe Gjeorgjia. Është një kurs në anglisht, ndërkombëtar. Bashkë me kurset e tjera synojmë të krijojmë një kolegj rajonal. Jam takuar me homologët në rajon dhe jashtë tij për të ekonomizuar burimet tona të mbrojtjes. Që në rast se Shqipëria fokusohet në shkollim, Kosova mund të përqendrohet në drejtime të tjera. Duam të marrim avantazhet tona në këtë koncept të ri”, tha Peleshi.