Qeveria beson se nga 15 maji Shqipëria do të jetë gati për të pritur turistët.
Shpresojme qe qeveria shpreson te bej gati hapjen per turistet nga dt 15 maj por kjo do te shikohet cfare do ndodhi ne ditet ne vijim.
Shpresohet qe cdo gje te hece me hapat e duhur.
Por ja se si shprehet Taulant Balla:”Jam besimplotë që në ditët e para të majit duke studiuar me vëmendje ecurinë e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri ne do jemi gati të kemi një plan të qartë të mbajtjes dhe forcimit të një prej binarëve të ekonomisë tonë siç është turizmi. Fillimi i lehtësimit të masave që lidhen me rivendosjen në punë të turizmit në Shqipëri është e mirëpritur edhe shoqatat e sipërmarrësve në turizëm e kanë mirëpritur dhe do ta përdorin këtë kohë parapërgatitore në funksion të përgatitjes së sezonit të ri turistik, i cili prej 15 majit e tutje besoj do jetë në shërbim të klientëve. Shumica do të jenë shqiptarë. Nëse gjerat shkojnë mirë për gjithë kontinentin tonë, unë shpresoj që ne të arrijmë një numër të konsiderueshëm turistësh, por duke se respektuar normat të cilat kryeministri i ka njoftuar.
Sa i takon hapjes së kufijve, Balla tha se po punohet që të ketë një rivendosje të normalitetit me kushte brenda rajonit.
Taulant Balla: Sa i përket fillimit të lëvizjes së lirë mes kufijve është një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria, pro edhe nga situatat që do krijohen në vendet e tjera që ndodh ky kalim kufiri. Unë jam në kontakt me Greqinë sa i përket një rëndësie që ka punësimi sezonal i shqiptarëve në vendin fqinj prej shumë vitesh, ku janë kontrata vijuese sezonale dhe unë besoj që edhe këtë vit do të respektohen. Greqia ka njoftuar 15 majin, por unë besoj edhe më herët për shkak edhe të kontakteve që vet kryeministri Rama ka me kryeministrat e rajonit për të mundësuar një rivendosje të normalitetit me kushte brenda rajonit tonë.