VIti 2021 viti i pare qe nga 1990 qe ne vendin tone ka me pak lindje se vde kje
Sipas INSTAT në tre mujorin e parë të këtij viti kanë nderruar jete 3459 persona më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po sipas raportit thuhet se në tre mujorin e parë të vitit për herë të para që nga viti 1990 në Shqipëri ka pasur më shumë vdekje se sa lindje.
Tre muajit e parë të këtij viti kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve që prej vitit 2011. Raporti i fundit i INSTAT për treguesit demografik thotë se humbjet e jetës nga janari në muajin mars janë rritur me 55.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga muaji janar deri në mars kur u regjistrua edhe numri më i lartë i viktimave si pasojë e pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të INSTAT kanë humbur jetën 9.657 qytetar, me një rritje prej 3.459 vdekje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Tiranë me 2.701, ndjekur nga Fieri me 1.165 vdekje dhe më pas renditet Elbasani me 929 dhe Durrësi me 925 humbje jete. Qarku me më pak humbje jete është Kukësi me vetëm 168 dhe është i vetmi që ka regjistruar 10 lindje më shumë se humbje jete në këtë tremujor të parë të këtij viti.
Këto të dhëna janë edhe më të rënda se ato të tremujorit të fundit të vitit 2020, kur u regjistruan 9,397 vdekje. Ndërkohë nga ana tjetër në muajit e parë të këtij viti është regjistruar edhe numri më i lartë i fataliteteve nga pandemia COVID-19, por sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga janari deri në 31 mars nuk e kanë fituar betejën me virusin 1054 persona.
Ndërsa nga ana tjetër është ulur ndjeshëm edhe lindshmëria në vend. Sipas të njëjtit raport në tremujorin e parë 2021 kanë lindur 6.006 foshnja, duke shënuar një rënie me 5,4 % ose 120 lindje më pak se në tremujorin e parë 2020.
Për shkak të numrit të lartë të vdekjeve shtesa natyrore përveç Kukësit është negative në 11 qarqet e tjera dhe më e ulta që nga viti 1990. Në këtë periudhë të vitit shtesa natyrore është -3651 banorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishte +11 banor.