Lidhur me ndarjen nga jeta të e ish-deputetit Gert Bogdani ka reaguar edhe policia. Sipas njoftimit bëhet me dije se ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
TIRANA- Njoftimi:
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.