Reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Ashtu siç ishte parashikuar moti me reshje ka pushtuar qytetin dhe rrethinat.
Deri tani, njofton korrespondenti i Syri Tv, nuk raportohet për dëme ndërsa shiu vijon. Momentalisht situata paraqitet normale ndërkohë që në qytet nuk paraqiten akse të bllokuara si pasojë e reshjeve.
Situata është nën monitorim të vazhdueshem ndërsa më të frikësuar ndjehen fermerët që kultivojne prodhimet e tyre në sera, kjo për faktin se në situata te tilla, me parë, ka pasur edhe deme të konsiderueshme. Reshjet shoqerohen edhe me rrufe dhe bubullima.