Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se Shkolla e mesme ‘Kol Martini’ në Malësi të Madhe është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe është gati të hapë dyert në shtator.
“Edhe shkolla e mesme e bashkuar “Kol Martini” në Shkrel të Malësisë së Madhe po përfundon rikonstruksionin e saj falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (#IADSA) dhe këtë shtator mirëpret nxënësit e saj me kushte të reja e plotësisht moderne. Ardhtë i mbarë viti i ri shkollor dhe shumë suksese nxënësve e mësuesve”, shkruan Kushi.
Rikonstruksioni i shkollës “Kol Martini” është mundësuar falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).