Lekundje te forta termeti jane regjistruar pak minuta me pare ne Qipro. Sipas mediave vendase, termeti ka qene me magnitude 5.4 ballë të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe një vendodhje 38 km në juglindje të Nikosisë.
Sipas mediave qipriote, tërmeti u ndje në të gjithë ishusllin, veçanërisht në Nikosia dhe Larnaka. Për shkak të lëkundjeve, seanca plenare e parlamentit u pezullua për votimin e buxhetit.
Fatmirëisht ssnjë dëm nuk është raportuar deri më tani.