Lajm i fundit/BE vendos hapjen e kufijve për qytetarët jashtë Unionit, por me një kusht

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile hapjes së kufijve dhe lejimin e futjes së qytetarëve që vijnë nga jashtë Bllokut.

Por ka një kusht, që çdo person i cili kërkon të shkojë në një nga vendet e BE-së, duhet të jetë plotësisht i vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Por edhe këtu ka një tjetër kriter sa i përket vaksinave. Do lejohen vetëm personat që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Dhe deri më tani EMA ka miratuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Ende nuk ka një vendim për sa i përket vaksinave të tjera. /k.k/noa.al/