Lajm i bukur.Ky eshte shteti i parë në botë që po i jep fund pirjes së duhanit.

Zelanda e Re ka njoftuar një vendim historik që e bën shtetin e parë në botë i cili i jep fund përgjithmonë lejimit të duhanit në të gjithë territorin e saj, raporton noa.al duke cituar britaniken The Guardian.

Qeveria tha se ka planifikuar që ndalimi i duhanit të bëhet gradualisht dhe në vitin 2025, plotësisht.

Sipas qeverisë qëllimi është që të rritet një brez i ri pa duhan dhe brezat e ardhshëm të mos kenë të bëjnë me këtë produkt.

Në fazën transitore që hyn aktualisht në fuqi dhe deri në 2025 kur ndalimi do të jetë total, janë shpallur një seri masash.

Të gjithë të lindurit nga viti 2004 e më tej ndalohen të pinë duhan.

Njëkohësisht kompanitë e duhanit janë urdhëruar të ulin drastikisht sasinë e nikotinës te cigaret që do të shesin këto katër vite të mbetura.

“Na duhet një qasje e re,” tha Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Ayesha Veral të Enjten, duke njoftuar ndryshimet.

“Rreth 4,500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga pirja e duhanit dhe ne duhet të bëjmë përparim të shpejtë për t’u siguruar që do të arrijmë qëllimin tonë të ndërprerjes së duhanit deri në vitin 20225. Nëse nuk vendosim një program kontrolli të duhanit, nuk do të kemi sukses”.

Propozimet u mirëpritën nga një numër i organizatave të shëndetit publik. “Ky propozim nuk po ndihmon vetëm njerëzit të lënë duhanin,” tha Lucy Elwood, kreu i Shoqatës së Kancerit, në një deklaratë. Ai vuri në dukje se numri i pikave të shitjes së duhanit është katër herë më i lartë në komunitetet me të ardhura të ulëta, ku dhe regjistrohen nivelet më të larta të duhanpirësve.

“Këto pabarazi të mëdha janë arsyeja që ne tani kemi aq shumë nevojë për të mbrojtur brezat e ardhshëm nga rreziqet e duhanit,” tha Elwood. “Duhani është produkti më i dëmshëm i konsumit në histori dhe ne duhet ta bëjmë atë një histori të të kaluarës.”

Ndërsa OJF janë ekzaltuar nga vendimi dhe qeveria është entuziaste, disa janë të shqetësuar se do të lulëzojë tregu i zi.

Qeveria pranoi që ky rrezik është real: “Provat tregojnë se duhani i kontrabanduar në Zelandën e Re është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe bandat e krimit të organizuar janë përfshirë në një kontrabandë në shkallë të gjerë.”

Partia politike e krahut të djathtë ACT, nga ana e saj, argumentoi se ulja e niveleve të nikotinës mund të çojë në një rritje të pirjes së duhanit. “Konsumatorët do të detyrohen të pinë më shumë cigare që të marrin dozën e mjaftueshme”, tha Karen Khur, zëdhënëse e ACT për zhvillimin shoqëror dhe fëmijëve.

Lëvizja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje në lidhje me shkallën në të cilën një qeveri ka të drejtë të përfshihet në jetën e qytetarëve të saj: “Ekziston një parim universal që mbron teorinë që të rriturit të jenë në gjendje të vendosin vetë, brenda një kornize të arsyeshme”, tha gazetari Alex Brae në një analizë për Spinoff.

Pirja e duhanit është përgjegjëse për një në katër vdekje nga kanceri në Zelandën e Re me 5 milionë banorë popullsi dhe rreth gjysmë milioni konsumatorë duhani.

Efektet e këtij vesi përjetohen më rëndë nga Maori, populli indigjen i vendit. Gratë Maori kanë nivelin më të lartë të pirjes së duhanit në vend. Kanceri është shkaku më i zakonshëm i vdekjes për gratë Maori dhe shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes për burrat Maori. /noa.al