Aktorja e “Klaniforinia”, Delinda Disha, ka ndarë lajmin më të ëmbël ndonjëherë. Ajo është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të dytë.
Delinda ka zgjedhur që këtë moment ta zbulojë përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkëshorti dhe i biri i pikturojnë disa zemra.
“Faleminderit Zot per gjithçka”, ka shkruar aktorja krahas fotos, duke marrë urime të pafundme. Ndërsa në një koment ka shkruar se po pret dy fëmijë në fakt, pasi janë binjakë. Kujtojmë që djali i Delinës ka lindur më shkurt të 2017 dhe ajo zgjodhi ta pagëzojë me emrin Dasantin.
Në një intervistë pak koë më parë, Delinda foli dhe për imitimin e moderatores Arbana Osmani, për të cilën u shpreh se nuk ka marrë asnjë reagim, as nga miqtë dhe as nga moderatorja. “Nuk kam marrë asnjë reagim, besoj se e ka pritur mirë”, u shpreh ajo.
Po ashtu, Delinda tregoi se është e hapur për çfarëdolloj imitimi dhe se nuk ka asnjë problem për t’u përshtatur me personazhet, gjë të cilën e kemi parë herë pas here.
“Ne kemi mundësi që gjatë gjithë kohës të diskutojmë së bashku dhe të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin. Jemi mbështetje në çdo kohë. Në marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në të dy jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha aktorja.