Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlituğ dhe Başak Dizer, po bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat turke dhe sipas tyre thuhet se partnerja e aktorit është 3-muajshe shtatzënë.
Ndërkohë nuk dihet ende gjinia e fëmijës së çiftit. Kujtojmë se Kivanç Tatlituğ dhe stilistja u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris 5 vite më parë.
Qershorin e kaluar u pretendua se Başak Dizer ishte shtatzënë. Nga ana tjetër, Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mik e uronte.
“Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i gabuar që bëhet rregullisht çdo vit”, tha ajo.