Lagjet e pasanikëve: Ja ku jetojnë VIP-at shqiptar

Kur vjen puna tek VIP-at, publiku do të dijë gjithçka, si për të rejat nga ana profesionale, ashtu edhe për jetën private. Një kuriozitet i madh është edhe mbi shtëpitë e VIP-ave e ambientet luksoze ku ata jetojnë. “Xing.al” jua shuan këtë kuriozitet sot duke ju zbuluar shtëpitë dhe lagjet ku jetojnë VIP-at që nga Xhensila e Besi e deri tek Blendi Fevziu, Ermal Mamaqi e Alketa Vejsiu.

Çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani së bashku me vogëlushen e tyre jetojnë në një bllok vilash në Tiranë, më saktë në një vilë në kompleksin Long Hill.

Ndërsa një tjetër këngëtare shumë e dashur për publikun, Ingrit Gjoni ka zgjedhur ta ketë shtëpinë në bregdet. Pikërisht në Gjirin e Lalëzit Ingriti ka blerë së fundmi një shtëpi të cilën e ka arreduar me shumë shije vetë.

Shtëpinë në Gjirin e Lalëzit e ka edhe Besi me Xhensilën. Aktori ka zbuluar disa nga ambientet e shtëpisë në emisionin “E diela shqiptare” në rubrikën “Për drekë me mua”. Çifti jeton në një vilë dykatëshe me oborr dhe verandë ku është vendosur tavolina e ngrënies.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska jetojnë në kompleksin Rolling Hills që njihet si një nga lagjet më luksoze të kryeqytetit dhe ku kanë shtëpinë shumë VIP-a. Në një intervistë, Ami ka rrëfyer se blerja e shtëpisë në këtë zonë është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve punë.

Në këtë kompleks jeton edhe Alketa Vejsiu me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët. Moderatorja e ka zbuluar vetë se është komshie me Ermalin dhe Amin. Ajo jeton në një shtëpi luksoze dhe moderne, pamje të të cilës i ka treguar me fotot që ka postuar në rrjete sociale.

Kompleksi Rolling Hills ka qenë edhe zgjedhja e Blendi Fevziut për të jetuar. Moderatori jeton me familjen në një rezidencë me pishinë dhe ku mbizotëron gjelbërimi.

Po ashtu edhe Arjan Çani jeton në kompleksin e vilave Rolling Hills megjithatë moderatori preferon të mos publikojë në rrjete sociale foto nga ambienti ku jeton.

Po ashtu edhe Noizy bën pjesë në grupin e VIP-ave që jetojnë në këtë zonë. Reperi postoi një video pak kohë më parë ku tregonte se do blinte shtëpi në këtë kompleks e me siguri e ka realizuar tashmë.

Çifti Orinda Huta dhe Turjan Hyska jetojnë tek Rezidenca Kodra e diellit e cila njihet gjithashtu si zonë e njohur për VIP-a.

Rezidenca Kodra e Diellit ka qenë edhe zgjedhja e Marinës dhe Getoarit. Çifti jeton në një vilë në këtë zonë.

Në këtë zonë jeton gjithashtu edhe Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani./Xing.al