Burri britanik që la partneren e tij për të ikur me refugjaten ukrainase 10 ditë pasi ajo u zhvendos në shtëpinë e tij, tani ka marrë një grua tjetër të re që te jetojë me ta.
Tony Garnett braktisi partneren, Lorna dhe dy fëmijët për 22-vjeçaren, Sofiia Karkadym.
Babai i dy fëmijëve ka krijuar një jetë të re dhe ka marrë shtëpi me qira në Bradfors, në perëndim të Yorkshire.
E teksa është i papunë, ai ka vendosur që në shtëpinë e re të presë edhe refugjatë të tjera nga Ukraina, të cilët janë larguar nga vendi i tyre që po shkatërrohet nga pushtimi rus.
U kritikua se la gruan për refugjaten ukrainase, britaniku fton në
“Daily Mail” shkruan se refugjatja quhet njësoj si e dashura e tij 22-vjeçare, Sofiia, e cila ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me të dashurin e saj.
Fundjavën e kaluar, Garnett dhe Karkadym panë në internet refugjatët ukrainas që kërkonin ndihmë. Në mesin e tyre ishte Sofiia Rastorhuieva dhe i dashuri i saj, Illia Tronevych, të cilët kishin mbërritur si refugjatë nga Ukraina më 23 qershor.