Pas një dite të gjatë e të lodhshme në punë na duket sikur largojmë mendjen kur ulemi para televizorit për të parë serialet e radhës.
Por tashmë studiuesit po na paralajmërojnë se të shikuarit e televizorit për një kohë të gjatë ka rrezik 50% të na shkaktojë një sërë gjendjesh serioze shëndetësore përfshirë këtu edhe demencën.
Shikimi i TV përreth pesë orë në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të demencës, Parkinsonit dhe goditjes në tru.
Studiuesit, analizuan të dhënat e mbi 400 mije njerëzve të moshës 37 deri në 73 vjeç. Gjatë periudhës së ndjekjes 13-vjeçare, 5,227 zhvilluan demencë , 6,822 pësuan një goditje në tru dhe 2,308 u diagnostikuan me Parkinson .
Ata në studim që shikonin TV 3-5 orë në ditë kishin 15% më shumë rrezik të zhvillimit të demencës, krahasuar me ata që shikonin 1 orë ose më pak. Ndërsa ata që shpenzonin më shumë se 5 orë në ditë duke parë televizor kishin një rrezik 44% më të lartë për të zhvilluar demencë, 12% rrezik më të lartë për të pësuar goditje në tru dhe 28% rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.
Nërsa nuk u gjet asnjë rrezik në rritje tek ata që qëndronin shumë orë para kompjuterit pasi kjo konsiderohej si një kohë e lidhur me më shumë “sjellje sfiduese mendore”.
Është e paqartë pse shikimi i televizorit ka këto efekte në tru teksa një teori është se qëndrimi ulur, pa asnjë aktivitet muskular apo harxhim energjie , çon në inflamacion kronik dhe ulje të rrjedhjes së gjakut në tru.
Prandaj mundohuni të bëni ndryshime që tani për një jetë më të mirë në të ardhmen!
Studiuesit në përfundim të studimit arritën të japin këtë këshillë për të gjithë: “Kufizoni kohën e shikimit të TV në tre orë në ditë pasi kjo do jetë më e dobishme për të shmangur çrregullimet e lidhura me trurin.” SHIKO.NEWS