Dr. Mosley ka treguar se si mund të minimizojmë rrezikun e kancerit. Sipas tij, rreziku i sëmundjes vdekjeprurëse është i modifikueshëm deri në një pikë.
“Kanceri normalisht shihet si një sëmundje e pleqërisë, por hulumtimi i ri nga Brigham and Women’s Hospital në SHBA ka identifikuar një rritje dramatike globalisht të kancerit të gjirit, zorrës së trashë, ezofagut, veshkave, mëlçisë dhe pankreasit në moshën nën 50 vjeç”, tha mjeku për Daily Mail.
“Ky trend filloi në vitin 1990 dhe nuk tregon asnjë shenjë ndalimi. Kërkuesit besojnë se privimi i gjumit, mënyra e jetesës gjithnjë ulur dhe një dietë me ushqime ultra të përpunuara, të cilat nga ana e tyre çojnë në obezitet, janë disa nga arsyet për këtë rritje”, shtoi ai.
Pavarësisht rritjes së mprehtë të rasteve, ka ende shpresë kur bëhet fjalë për frenimin e kancerit.
Një mënyrë për të shmangur sëmundjen vdekjeprurëse është duke ushtruar, sipas Dr. Mosley.
“Përfitimet e të qenit më aktiv u ilustruan nga një studim i fundit i Universitetit të Bristolit, ku përfshiheshin më shumë se 131 mijë gra. Ai tregoi se kryerja e një forme aktiviteti energjik tre ose më shumë ditë në javë lidhej me një rrezik 38 për qind më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit”, përfundoi Mosley.