Cdo dite e me shume shteti i Florida-s në SHBA, kohët e fundit po shkon ne kolaps per shkak te numrit te madhe te te infektuarve me koronavoirus.
Ekip shkencëtarësh në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe Universitetin e Pensilvania-s, rezulton se shteti në fjalë ka të gjitha gjasat që të jetë epiqendra e radhës e pandemisë ndaj dhe ata keshillojn qe duhet mbajtur distancimi social dhe duhet te jeni te kujdeshem.
Shkencëtarët kane shtuar se kjo eshte vatra me e nxehtë që është parë deri më tani ndaj kujdesi eshte parasor.
Departamenti i Shëndetit në Florida njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në shtet u rrit me 2.610 midis të martës dhe të mërkurës ndërsa virusi po përhapet akoma me shume. Në total, Florida numëron 82,719 të infektuar, 80,676 prej të cilëve janë banorë të Florida-s ndërsa 2.043 të tjerë nuk janë nga Florida por jetojnë aty për momentin, sipas raportit.
Guvernatori Ron DeSantis ia ka atribuuar rritjen e rasteve në shtet testimit të individëve me rrezik të lartë si punëtorët e fermave në qarqet rurale, të burgosurit, dhe banorët e objekteve të kujdesit afatgjatë