Ka nisur të merret me muzikë që në moshë mjaft të vogël dhe sot është një nga këngëtarët më të preferuar.
Këtë herë mamaja e tij, është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një fotografi ku këngëtari bukurosh ka dalë bashkë me motrën e tij, Bulzën.
Një vogëlush buçko dhe i buzëqeshur. Po bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun i cili dukej që atëherë që kishte një lidhje të veçantë me muzikën.
Vetëm pak ditë më parë gjatë këtij muaji Ermali publikoi këngën e tij më të fundit e cila mban titullin “Kthema”.
Kënga është një baladë dhe shoqërohet me videoklip. Teksti dhe muzika e këngës janë punuar nga Valon Biba