Ky është shteti europian që u jep turistëve lekë për ta vizituar këtë verë

Nuk keni para të mjaftueshme për të shkuar me pushime? Nuk ka asnjë problem, sepse ju gjetëm zgjidhjen. Malta është shteti europian i cili ka vendosur që t’u japi turistëve 200 euro për ta vizituar atë këtë verë. Në mënyrë që ta përfitoni këtë “ofertë” ju duhet vetëm që të rezervoni një hotel vendas përmes faqes në internet të hotelit për minimumi dy netë. Sipas mediave të huaja kompensimi i ofruar për një udhëtar përcaktohet nga renditja e yjeve të hotelit, ku një pronë me pesë yje do t’ju marrë 200 euro të plota, një hotel me katër yje do t’ju marrë 150 euro dhe një hotel me tre yje do t’ju marrë 100 euro.

Ndërkohë, kompensimi mund të rritet me një shtesë prej 10% duke rezervuar një hotel në ishullin maltez të Gozo, vetëm në veri të ishullit kryesor. E gjitha kjo është një mënyrë për të rimëkëmbur turizmin në vend. Vlen të theksohet se Malta renditet si një nga vendet e para në BE, përsa i përket niveleve të përgjithshme të vaksinimit.