Ky eshte qyteti shqiptar qe nuk ka pasur asnje vjedhje dhe ngjarje te rend ne sezonin turistik

Si asnjëherë më parë, gjatë këtij sezoni turistik në qytetin e Sarandës nuk është regjistruar asnjë vjedhje. Të paktën kështu thotë policia e qytetit bregdetar.

Qyteti bregdetar ka qene i populluar me turistë vendas dhe të huaj që prej ditëve të para të qershorit, ndërsa ka arritur pikun gjatë gushtit.

Në përgjithësi incidentet kanë qenë minimale, por ajo që bie në sy është se blutë e qytetit nuk kanë marrë asnjë denoncim për vjedhje.

Zonat bregdetare targetohen nga hajdutët për shkak të fluksit të lartë dhe shpërqëndrimit të pushuesve gjatë ditëve të nxehta të verës, megjithatë Saranda ka vendosur këtë verë një rekord, duke mos shënuar asnjë ngjarje të tillë.

Ndërkohë që nga burime jo zyrtare thuhet se numri i vjedhjeve ka qenë po ashtu i ulët edhe në qytetet e tjera bregdetare si Vlora, Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja.

Një lajm shumë i mirë ky, pasi siguria është një pikë kyce në turizmin e një vendi dhe vitet e kaluara vjedhjet kanë qenë hall më vete për turistët.