Çfarë duhet të përmbajë një mëngjes që të jetë i shëndetshëm dhe i plotë
– Proteina e cila mund të jetë vezë, qumësht, djathë,
– Karbohidrate të cilat mund të jenë bukë integrale, drithëra integrale, tërshërë, musli, trahana
-Yndyrë që mund të jetë vaj ulliri, arra, bajame, ullinj, avokado etj.
– Diçka të pasur me vitaminë C, fruta ose perime te freskëta.
Nese diten tuaj e nisni duke grene nje diete me proteita do te jeni te ngopur do te jeni me energjik dhe do te dobesoheni.
Tërshëra është futur në listën e “super ushqimeve” për shkak të përfitimeve të shumta që mbart. Të nisësh mëngjesin me tërshërë do të thotë jo vetëm të bini në peshë, por të merrni edhe një sërë përfitimesh të tjera, ja disa prej tyre:
Është e ulët në kalori, ndalon dëshirën e të ngrënit: një kupë tërshërë ka vetëm 130 kalori. Përveç kësaj, një kupë tërshërë ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndalon dëshirën e të ngrënit.