Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier.
Mësohet se pas një debati për motive të dobëta, 39-vjeçari Xhuliano Miho ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj. Bëhet me dije se si pasojë e plagëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë. Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier.
Ndërkohë që bëhet me dije se 39-vjeçari është arrestuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Ndërkohë autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.