ITALI-Një tjetër dramë familjare ka ndodhur pasditen e djeshme Itali , në zonën e Brindisit, ku një i ri vrau fillimisht nënën dhe plagosi të atin dhe më pas u hodh nga ndertesa ku jetonte e humbi jeten. Ai ishte kthyer ne shtepi pasi do festonin ditelindjen e babait.
I riu Mirco De Milito, ishte 32 vjeç. Fillimisht ai vrau nënën e tij Giuseppina Lamarina – e cila ishte e shtrirë në shtrat – dhe më pas plagosi babanë e tij, i cili arriti të kërkojë ndihmë.
Babai ka dashur te ndaloj vrasjen e bashkeshortes por nuk ja ka dalur dhe eshte plagosur nga djali i tij.
56 vjeçari ka treguar se i biri me pas eshte hedhur nga tarraca e pallatit ku banonin.
Hetuesit po përpiqen të identifikojnë motivin e vrasjes duke marrë edhe disa dëshmi. Për momentin bëhet e ditur se i riu punonte në Brindisi në uzinën GE Avio Aereo.
Por ndërkohë, një mik i tij thotë diçka më shumë për djalin, duke e cilësuar si një person të mirë në një moment të vështirë të jetës së tij. “Ai ishte një djalë vërtet i mirë, i cili megjithatë po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e tij. Ai nuk kishte asnjë njohje të keqe apo vese. Ndoshta ai po përjetonte një gjendje depresive kohet e fundit”.
Babai 32-vjeçar është liruar pas një periudhe vëzhgimi në urgjencën e Perrinos në Brindisi ku me pas do te tregoj se si ndodhi ngjarja. Shiko.news