Publikohet foto e 17-vjeçari Elio Hamiti, i cili u aksidentua nga ish-kreu i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit, pasi kishte qenë tek fusha e futbollit. Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano.
Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.
Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.
Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.
Ndërkohë i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.