TETOVË– Zbulohen detaje tronditëse nga vdekja e 16-vjeçarit në Tetovë. Trupi i pa jetë u gjet në vendin e quajtur “Banja e Tetovës”.
Hetimet dhe autopsia të kryera në Shkup, kanë hedhur poshtë aludimet për vetëvrasje duke ngritur kështu dyshime se adoleshenti nga Novo Sella e Zhelinës të jetë vrarë nga e dashura e tij.
Alsat shkruan se një vajzë 16-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy djem pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përshirë edhe një person i katërt.
Sipas informacioneve që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, i riu është vrarë me sende të forta fillimisht, duke e goditur në kokë, e pastaj i është ndezur makina me qëllim fshehjen e gjurmëve, derisa trupi i tij u hodh në lumin Shkumbin. Më tej sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se e mitura ka pranuar krimin dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit.