Ky eshte 14 vjecari qe humbi sot jeten dhe u vra nga shoku shkolles ne Tirane

Personi që shihni në foto është Martin Cani, i cili ditën e sotme u vra me thikë nga bashkëmoshatarët e tij pas një sherri në rrjetet sociale.

Klubi i Dinamos, ku 14-vjeçari luante ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ngjarjen tragjike.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postim.

Kujtojmë që ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi.

Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i ri, i cili dyshohet se është autori i cili qëlloi me thikë dy bashkëmoshtarët e tjerë. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.

Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.