Shefi Marc Pavel i tregoi në telefon mikut të tij për atë që kishte ndodhur në varreza ndërsa ai filloi të mos ndihej mirë pas pickimit .
Kuzhinieri i talentuar Marc Pavel filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje teksa po kthehej nga varrezat me makinën e tij për në shtëpi kur, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij e ndaloi automjetin e tij. Marc doli në një përpjekje për të gjetur ndihmë, por në mënyrë tragjike para se të gjente dikë, ai u rrëzua.
Vendasit thirrën një ambulancë, dhe mjekët e urgjencës mbërritën në vendngjarje, e ringjallën atë dhe e dërguan në një spital lokal në qytetin italian të Triestes.
Aty u zbulua se Marc kishte pësuar një arrest kardiak, i cili ishte shkaktuar nga anafilaksia prej pickimit të grerëzës. Gjendja e tij u përkeqësua sapo u dërgua në spital dhe me gjithë përpjekjet më të mira të mjekëve ai ra në koma.
Ai ndërroi jetë në reanimacionin e spitalit mbrëmjen e 30 korrikut pasi ra në koma. Ai u thumbua në varreza në 26 korrik. 47-vjeçari ishte një kuzhinier e somelier i talentuar, dhe i pëlqyer në vendlindjen e tij në Trieste, ai kishte fituar një çmim lokal “kuzhinier i vitit”. shiko.news