Kush është Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit?
Babai i 4 fëmijëve, e tashmë edhe gjysh, Safet Gjici është një person shumë i njohur në Kukës. Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e ’14 Majit’. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.
Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”.
Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.
Tashmë nuk dihet nëse Gjici do vijojë të qëndrojë në Kukës, në qytetin që dikur drejtonte, apo do largohet.