Kur do iki koronavirusi nga Shqipëria? Më në fund Pëllumb Pipero jep një super lajm të mirë

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh dhe se vera do të jetë e qetë e deri nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Siç u shpreh mjeku, një pjesë e madhe e ka kaluar virusin dhe se me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij im unitetin kolektiv.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.

Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina.

AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat.

Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.

Plus dhe vaksinimi i njerezve do ti mbroj me shume dhe shpresojm te kemi nje vere te bukur.