Ne nje deklarate te re online, kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetaret mbi masat e reja te koronavirusit.
Ai megjithate i ka thene qytetaret se duhet te jene te ndergjegjshem dhe te respektojne masat e vendosura edhe pse jane shtrengesa te papelqyeshme.
Gjithsesi ne lidhje me transportin publik Rama tha se ende nuk e hapin dot.
“Ne faktikisht nga e hëna përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Në këto kushte me të drejtë shumë kush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik, por nuk e hapim dot ende.
Ekspozimi është shumë i madh sidomos me baret dhe restorantet. Është kaq e rrezikshme që të ulesh në një bar apo restorant dhe të mos respektosh protokollin. E kuptoj që është një shtrëngesë, por nuk kemi alternativë tjetër.
Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Komiteti i ekspertëve do të bazohet në numrat dhe një sërë komponentësh dhe të vendosi, nuk është çudi nëse një zonë e gjelbër të kthehet në zonë të kuqe apo e kundërta. Lërini broçkullat”, tha Rama.