Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen te pakten deri në 30 qershor. Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar qe ishte 15 qershori për te hapur kufijtë e jashtëm dhe tashme u shtye me dy javë të tjera.
“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve.
Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.
Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi duke thene se:
“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve të qarta.
Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Ne do të vazhdojme diskutimet me shtetet anëtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufijve të jashtëm”, u shpreh ajo.
Megjithate lidhur me kufinjtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete në fund të qershorit.