Në konferencën e përbashkët me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, kryeministri Rama u shpreh se në pranverën e vitit 2024 do të jetë gati hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas.
“Jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë kaq të vështirë për të gjithë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit dhe qasjes tuaj përsëri ne nuk jemi vetëm.
Kështu që dua ta falënderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë bashkë për të parë punimet e hekurudhës së re.
Më në fund, në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit por të BERZH, projekti ka nisur më vonë, por jemi në kushtet kur mund të themi se në pranverën e 2024 do të kemi aksin Tiranë-Durrës-Rinas”, u shpreh Rama.