Kryeministri Rama, nga Berati rreth mundësisë për të rritur pensionet u shpreh se kjo është një çështje e ndërlikuar që varet nga paratë që gjenerohen nga skema e sigurimeve.
“Pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet kryeministrit të çdo vendi është kjo. Sidomos për dikë që nuk do të gënjejë. Të ulesh sigurimet e të rritesh pensionet është si të thuash do ul prodhimin e qumështit e do rris atë të djathit. Ne kemi bërë një reformë të pensioneve. Nga reforma ka ndodhur diçka. Një mësuese që del sot në pension e ka më të lartë se një mësuese që ka dalë në pension para reformës. Tavani i pensioneve është hequr. Pensioni sot është rezultat i kontributeve. Rritja e pensioneve është jashtëzakonisht e lidhur me kapacitetin për t’i paguar pensionet.”
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se po mendohet që të hiqet taksimi për qytetarët që marrin 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Ajo që nuk dihet ende, sipas tij, është se kur do të hiqet taksa për këtë grup, në janar të vitit tjetër, apo në janar të 2023.