Kryeministri Rama del para mediave dhe jep lajmin e mire per te gjithe: Ja cdo ndodh ne mes te muajit Tetor

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të Pfizer në ambientet e Air Albania.

Rama bëri të ditur se është marrë garancia për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm, teksa 500 mijë doza të Pfizer pritet të mbërrijnë në mesin e tetorit në vend.

“Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

500,000 doza të Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurt me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm. #MbroShëndetin

#Vak sinatShpëtojnëJetë”, shkruan Rama.