Pas lajmit të medias greke se kryeministri Rama kishte vizituar territorin grek për pushime, i shoqëruar nga truprojat e tij, me sa duket edhe një tjetër Rilindas ka vendosur të vizitojë shtetin fqinj.
Lajmi i parë u mohua nga Rama, i cili e cilësoi median greke si kazan, i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit grek i cili u shpreh se lajmi konfirmohej nga stafi i hotelit ku ai kishte pushuar dhe se nuk kishin arsye pse të gënjenin.
Këtë radhë mediat greke, nëpërmjet gazetarit të njohur Stelios Moisidhis, kanë publikuar një tjetër lajm.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Prrenjasit, Nuri Belbën, i cili sipas medias greke është fotografuar me brekushe në një plazh grek.
Shkruhet se ai ka prenotuar deri me datën 31 gusht në një hotel me 4 yje, me akomodim modest e mëngjes të përfshirë, ku kushton 138 € nata.
Me sa duket këtë radhë mediat greke kanë publikuar prova mbi faktin se drejtuesit qëndrorë e lokalë të Shqipërisë, thyejnë urdhrin e Ramës që në asnjë mënyrë të mos zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit. Epo ashtu si shumica e shqiptarëve, preferojnë Greqinë për të pushuar, aty ku di të bëhet turizëm.
Megjithatë, gazetari grek nuk është ndalur vetëm në faktin se Belba ka vizituar plazhet greke, por ka ironizuar edhe “bikinit” e tij sharmantë në daljen publike kombinuar me këpucët me majë.
Në lidhje me foton që po qarkullon rëndom në rrjet, Belba ka reaguar duke e cilësuar si një sajesë nga ish-kryetarja e bashkisë, Miranda Rira, e cila sipas tij, tenton të njollosë figurën e tij.
Ai ka thënë:
Kur humbet udhën e arsyes edhe mundësinë për të vijuar me abuzimet ,s’të ngel gjë tjetër veçse të kapesh pas sajesave. Është për të ardhur keq që gazetari grek i përdorur nga ish-kryetarja është ne të njëjtin standard me ish gazetaren që është paguar për katër vite më kot. Une kam pushuar në bregdetin tonë edhe jo në plazhin grek ashtu siç aludojne nëpër portale , kjo është lehtesisht e vertetueshme, por edhe fotoja e publikuar nuk eshte e imja sepse kjo foto qarkullon prej tre vitesh nëpër kazanet e paguara nga Ish-kryetarja që ka kuptuar që loja e piset e saj ka mbaruar edhe i ngel vec të njollos figurën time, me imagjinatën e vobëkt skenari i së cilës vjen nga sikleti i perballjes me drejtesinë. Koha per mua është shume e vyer edhe jam i vendosur ta perdor per t’iu sherbyer banoreve, por ne asnje moment nuk do anashkaloj kurresesi pa i vene para drejtesise gazetarin grek edhe “kolegen ”e tij Mirandën e cila nuk do te ketë vetëm kallzimin penal për shpifje por edhe per çdo abuzim dhe vjedhje qe ka bere gjate 4 viteve qeverisje ne Përrenjas.”