Krem karamel

Përbërësit:
600 ml qumësht
4 kokrra vezë
60 gr sheqer
1 majë luge kripë
1 lç ekstrakt vanilje
Për karamelin:
6 lgj sheqer
3 lgj ujë

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan vendosim 6 lgj sheqer, 3 lugë gjelle ujë dhe e lëmë sheqerin fillimisht të shkrijë e më pas të kthehet në karamel.(kujdes, në temperaturë mesatare që të mos na digjet. Pasi të përfitojmë ngjyrën e karamelit e ndajmë atë në 4 tasa.

Vendosim qumështin në tenxhere dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe i vendosim kapak që të mos zëjë ajkë.

Në një tas ose blender vendosim 4 kokrra vezë të bardha dhe të verdha (pra të plota), 60 gr sheqer, një majë kripë, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, i përziejmë mirë. Shtojmë qumështin e nxehtë dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore. Më pas kalojmë përzierjen vezë , qumësht në sitë. Vendosim tasat në një tepsi dhe i mbushim ato me kremin e përgatitur. Më pas mbushim ½ e tepsisëme ujë të valuar dhe e evndosim atë në furrë në temperaturën 160ºC për 45 minuta. I lëmë të qetësohen për 15 minuta e më pas i vendosim në frigorifer për 4 orë që të ftohen. Para se ta servirim, me majën e thikës i shkëputim anët e tasit nga kremi duke i kthyer përmbys në një pjatë ku karameli i vendosur në fund të tasit, mbulon komplet kremin e karamelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *